Mes rrënojash, gjyshja ukrainase pjek tortën e Pashkëve (FOTO)

Mes rrënojash, gjyshja ukrainase pjek tortën e Pashkëve (FOTO)

Një gjyshe ukrainase ka pjekur një tortë për Pashkët ortodokse mes rrënojave të shtëpisë së saj në një fshat afër Chernihiv.

Olena Koptyl dhe 12 persona të tjerë e kanë kaluar muajin e fundit duke u strehuar nga sulmet ruse në bodrumin e shtëpisë së saj, shkruan Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

“Festa e Pashkëve nuk sjell asnjë gëzim,” tha ajo, derisa përziente brumin për një tortë të Pashkëve me një recetë tradicionale të trashëguar nga nëna dhe gjyshja e saj.

Të krishterët ortodoksë në Ukrainë, Rusi, Greqi, Bullgari dhe vende të tjera festojnë Pashkët Ortodokse , duke dekoruar vezë dhe duke pjekur tortën tradicionale.

Ndryshe, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Rusia kishte refuzuar të shpallte një armëpushim gjatë festës së Pashkëve Ortodokse.

Related Articles