Mes tensioneve në veri, presidentja Osmani udhëton drejt Moldavisë

Mes tensioneve në veri, presidentja Osmani udhëton drejt Moldavisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Moldavi.

Lajmi është bërë i ditur nga Presidenca e Kosovës.

“Presidentja Osmani do t’u bashkohet 46 krerëve të tjerë të shteteve të kontinentit evropian si dhe krerëve të institucioneve të BE-së, me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë”, thuhet në njoftim.

Një ditë më parë, për shkak të tensioneve të krijuara në veri, kryeministri Albin Kurti e ka shtyrë pjesëmarrjen në Forumin e Bratislavës të quajtur GLOBSEC.

Related Articles