Këtë të hënë analisti politik, Vehbi Kajtazi, ka komentuar mesazhet e publikuara mes Mimoza Kusari-Lilës dhe Sllavko Simiqit, raporton Gazeta “Enigma”.
Kajtazi në “Rubikon” të Klan Kosova është shprehur se në këto mesazhe flitet për një takim të fshehtë mes Simiqit e Kurtit.
“Këtu e kemi një takim të fshehtë që është mbajtur, këtu po flet për një takim të organizuar se të pret kryeministri në ora 11:00 në zyrë, nuk ka pasur njoftim për këtë”.
“Temat që diskutohen këtu, dallojnë prej temave që janë diskutuar me Radojiçiqin”, është shprehur tutje Kajtazi. /Gazeta Enigma/