Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, ka nisur sot nga Shqipëria turin e saj në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
Para mbërritjes në Shqipëri ajo ka shprehur mesazhin e qartë për të ardhmen e përbashkët europiane.
Përmes një statusi në Twitter, Von der Leyen thekson se përgatitjet kanë filluar që tani duke kapërcyer COVID-19, duke investuar në mënyrë strategjike, si edhe duke i ofruyar mundësi të rinjve tanë.
“Sot filloj vizitën time në gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor përpara Samitit tonë javën e ardhshme. Mesazhi im është i qartë: ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane. Ne jemi duke e përgatitur atë tani. Duke kapërcyer COVID, së bashku. Duke investuar në mënyrë strategjike. Duke i dhënë mundësi rinisë sonë”, shkruan presidentja e KE./A2