Mësimdhënësi Tahir Dalipi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për rifillimin e mësimit

Mësimdhënësi Tahir Dalipi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për rifillimin e mësimit

Tahir Dalipi, mësimdhënës i Gjuhës Frënge në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini” në Gjilan, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për rifillimin e mësimit në shkollat tona.

Ai, në hyrje të Kompleksit të Shkollave të Mesme, ka vendosur një pano, në të cilën ka dhënë arsyet për domosdoshmërinë e nisjes së mësimit, shkruan kryelajmi.com

“Jemi mësues, Nuk je mi të kënaqur me pozitën tonë. As nxënësit, as prindërit nuk janë fajtorë për këtë. Duke mos punuar po i ndëshkojmë ata, pa qenë përgjegjës. Nuk mund të presim derisa përgjegjësit të bëhen të përgjegjshëm. Po nisim punën!”

Dalipi, thotë se tërë e atë që ka pasur t’a thotë e ka nxjerrë në pano, kurse ai ka ftuar ata që mendojnë njëjtë që t’i bashkëngjiten në nismën e tij.

Related Articles