Në mesjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
E gjithë vëmendja do të jetë në Suharekë aty ku ballafaqohen pretendentët e vetëm për titull Ballkani – Drita, sfidë kjo që mund të përcaktojë shumçka sa i përket vazhdimit të garave.
Ndarja e drejtësisë në këtë ndeshje i është besuar gjyqtarit, Genc Nuza.
Një ndeshje tjetër interesante është edhe ajo ndërmjet Gjilanit e Prishtinës derisa gjyqtari kryesor aty do të jetë Visar Kastrati.