Dy policë kosovarë dyshohet të jenë plagosur sonte në Skënderaj.
Gazeta Enigma mëson se, sipas dëshmitarëve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 të mbrëmjes së sotme.
Gazeta mëson se njëri zyrtar është goditur në kokë, ndërsa tjetri në trup.
Jepi zë mëson se të plagosur kanë mbetur policët Enver Smakiqi dhe Mergim Geci.
Siç mësohet, gjithçka ndodhi për një gjobë që policët i shqiptuan personit të dyshuar, i cili nxori armën dhe gjuajti në drejtim të policëve.
Edhe policët kishin nxjerrë armët, duke shkëmbyer zjarr.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur Policia e Kosovës si dhe ekipet e Emergjencës.