Jake Paul arriti të nokautonte Tyron Woodleyn në raundin e gjashtë të rimeçit të tyre.
Youtuberi pritej të përballje me vëllain e Tyson Furyt, Tomin, mirëpo ky i fundit kishte një infeksion në gjoks.
Kështu, më vonë u bë e ditur se Paul do të përballej me Woodleyn, të cilin e nokautoi brutalisht në raundin e gjashtë.
Por, sa kanë fituar dyshja nga ky duel?
Sipas Ohio State Athletic Commission, Paul dhe Woodley kanë përfituar nga dy milionë dollarë secili, por që kishte edhe një klauzolë tjetër.
I’ve KO’ed everyone I’ve fought. pic.twitter.com/Pz55uCIHc4— Jake Paul (@jakepaul) December 19, 2021
Kjo klauzolë vlente më shumë për Tyron, që nëse arrinte të nokautonte 24-vjeçarin, do të fitonte ekstra edhe 500 mijë dollarë.
Por, Paul ia doli ta fitonte këtë përballje, duke e çuar rekordin e tij prej pesë fitoreve dhe asnjë humbje.