Mësohet arsyeja e ndarjes së Jennifer Lopez nga Alex Rodriguez

Mësohet arsyeja e ndarjes së Jennifer Lopez nga Alex Rodriguez

Vetëm një muaj pasi hodhi poshtë thashethemet për ndarjen nga Alex Rodriguez, Jennifer Lopez, po vazhdon sërish e vetme.

Ylli dhe lojtari i bejsbollit publikuan një deklaratë më 15 prill duke njoftuar për fundin e fejesës së tyre.

“Ajo këmbënguli për këtë. Ka shumë çështje që nuk janë zgjidhur”, thotë një mik i Lopez, i cili ka filmuar komedinë e saj të ardhshme “Shotgun Ëedding” në Republikën Dominikane gjatë muajve të fundit.

Në fund, thonë burimet, Lopez nuk mund t’i ‘besonte plotësisht’ Rodriguez, i cili udhëtoi për ta vizituar atë në Republikën Dominikane ditë pasi qarkulluan lajmet e ndarjes.

“Ajo nuk ndihej mirë dhe nuk mendoi se ishte në interesin e saj të qëndronte me Alex”, thuhet më tej.

sh-çifti, të cilët u fejuan në Bahamas në mars të vitit 2019 pas dy vitesh njohje së bashku – dukej se ishin në humor të mirë gjatë performancës së Jennifer në inaugurimin e presidentit Joe Biden.

“Të dyve u pëlqente të kalonin më shumë kohë së bashku si familje, por ishte e vështirë të mbanin atë shkëndijë speciale kur shiheshin çdo ditë”, thotë një tjetër person i afërt me çiftin, të cilët u detyruan të anulonin dasmën dy herë për shkak të pandemisë.

Related Articles