Vdes drejtori i Spitalit të Vushtrrisë, Hajrullah Saraçi

Vdes drejtori i Spitalit të Vushtrrisë, Hajrullah Saraçi

Pas një sëmundje të shkurtër Drejtori i Spitalit të Vushtrrisë, Hajrullah Saraçi, ka vdekur. Ai ishte një gjendje të rëndë shëndetësore në 10 ditët e fundit.

Lajmin për ndarjen nga jeta të drejtorit Saraçi, e kanë ndarë kolegë të doktorit tashmë të ndjerë, në rrjetin social facebook.

“Me dhimbje te thelle morem lajmin per vdekjen e mikut dhe kolegut tone te dashur Dr. Hajrullah Saracit.
Zoti e meshiroft dhe e shpebleft me te mirat e tij.” ka shkruar një nga bashkëpuntorët e tij.

Ndërkohë që një mesazh ngushllimi për të ndjerin ka shkruar edhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri:

“I rëndë lajmi për vdekjen e hershme të Dr. Hajrullah Saraqi, Drejtor i Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri. Vdekja e dokut është humbje e madhe për shëndetësinë e Vushtrrisë, Spitalin dhe gjithë Kosovën. Në këtë kohë të rëndë të pandemisë, Dr. Hajra ishte në vijën e parë të përballjes me pandeminë e shekullit, i palodhshëm në ndihmë të infektuarve me Covid 19 por edhe të gjithë pacientëve tjerë. Ishte krah i fuqishëm i Shtabit Emergjent Komunal dhe i imi. Do të na mungosh shumë dok. U takofshim në një vend më të mirë. Në emrin tim, të familjes time dhe të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Saraqi dhe gjithë komunitetit shëndetësor të Spitalit “Sheikh Zayed” dhe qytetit të Vushtrrisë”, ka shkruar Tahiri.

Ende nuk dihen detaje të tjera për ndarjen nga jeta të Saraçit, i cili mbante postin e Drejtorit të Spitalit të Vushtrrisë.

Related Articles