Federata e Futbollit të Kosovës dhe përzgjedhësi Franco Foda kanë përjashtuar Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija nga grumbullimi.
Sipas burimeve të Klan Kosovës brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, arsyeja e përjashtimit të Edon Zhegrovës, Arjanet Muriq, Florent Muslijës nga kombëtarja është qëndrimi i vonë në klube të natës.
Sipas burimeve, kjo nuk ishte hera e parë që ata veprojnë kështu.
Të dielën e 8 shtatorit FFK-ja, me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda tre futbollistët i përjashtoi nga ekipi i Kombëtares së Kosovës.
Kujtojmë se për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. /Gazeta Enigma/