Sot, ora 20:45, Shqipëria do të luajë një nga ndeshjet më historike në futbollin e saj: gjysmëfinalen e “Play Off”-it për Botërorin kundër Polonisë në stadiumin ‘PGE Narodowy’ të Varshavës.
Për herë të parë në histori, kuqezinjtë luajnë me shanset reale për të marrë pjesë në eventin më të madh të futbollit në botë, duke tentuar të shkruajnë faqet më të ndritshme të historisë sonë sportive.
Me këtë formacion pritet të luajë Shqipëria e drejtuar nga Sylvinho.

