Mësohet gjendja e dy të plagosurve me thikë në Dragodan

Mësohet gjendja e dy të plagosurve me thikë në Dragodan

Një person ka vdekur sot si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ndërsa dy të tjerë janë lënduar nga një mjet i mprehtë.

Nga Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) për KosovaPress është bërë e ditur se njëri nga të lënduarit është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla ka deklaruar se gjendja e të lënduarve ka qenë stabile gjatë qëndrimit në Klinikën Emergjente. Ai ka shtuar se sipas të gjitha gjasave, njëri nga të lënduarit pritet të lëshohet nga aty.

Rastin tragjik në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, më herët për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar (dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Related Articles