Mësohet koha se kur pritet të rikthehet Neymar në stërvitje tek PSG

Mësohet koha se kur pritet të rikthehet Neymar në stërvitje tek PSG

Pas një muaji e gjysmë në Brazil, duke u rikuperuar nga operacioni në kaviljen e djathtë që iu nënshtrua në Katar, Neymar u kthye në Francë për t’u rivlerësuar nga departamenti mjekësor i Paris Saint-Germain.

Në një deklaratë, PSG thotë se testet e kryera këtë të enjte janë “premtuese” dhe se sulmuesi brazilian do të vazhdojë rikuperimin në Paris.

Pas operacionit, më 10 mars, PSG tregoi se koha e rikuperimit do të ishte tre deri në katër muaj, kështu që Neymar duhet të jetë në gjendje të stërvitet midis qershorit dhe korrikut.

Related Articles