Raportohet se burri që vdiq mbrëmë në një motel në komunën e Vushtrrisë është 67-vjeç.
Gazeta Express duke u thirrur në burime shkruan se bëhet fjalë për personin me inicialet I.S.
I njëjti dyshohet se në motel ka qenë me një grua, e cila nuk është identifikuar akoma.
Rasti në polici është hapur si vdekje e dyshimtë, teksa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në IML.
“Vushtrri 14.11.2022 – 19:30. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML për obduksion”, ka njoftuar policia në raportin e saj 24-orësh.