Mësohet vendi ku po fshihej Dardan Krivaqa, prokuroria publikon detaje të reja

Mësohet vendi ku po fshihej Dardan Krivaqa, prokuroria publikon detaje të reja

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje për arrestimin e Dardan Krivaqës, të dyshuarit kryesor në vrasjen e M.O, 18-vjecare nga kjo komunë.

Krivaqa është arrestuar në fshatin Sojevë të Ferizajt, në orën 12:05.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj,  sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Sipas policisë, Krivaqa është arrestuar në një fshat të Ferizajt, e tutje, shtojnë se i njëjti po dërgohet në stacion policor.

LEXO EDHE: Zyrtare: Arrestohet Dardan Krivaqa, i dyshuar për vrasjen e 18 vjeçares

Dardan Krivaqa është i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, M.O, që të dielën është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.

I arrestuar si i dyshuar për këtë rast është edhe Arbër Sejdiu që është arrestuar dy ditë më parë.

Krivaqa, emër i njohur për policinë ishte në kërkim tash e dy ditë.

Varrimi i të ndjerës, M.O do të bëhet sot, ndërkaq, babai i saj ka bërë të ditur se bija e tij ishte e frikësuar nga Krivaqa dhe nuk kishte guxuar të ju tregonte për telashet që i kishin pasur.

Related Articles