Messi bëhet lojtari më i paguar i PSG-sëfatura

Messi bëhet lojtari më i paguar i PSG-sëfatura

Fatura e pagave të klubit francez është thjesht e çmendur, raportojnë mediat e huaja.

Lionel Messi do të ngjitet përpara shokëve të ardhshëm të Paris Saint-Germain, Neymar dhe Kylian Mbappe, si lojtari më i paguar i klubit francez, ndërsa keq nuk qëndrojnë as emra tjerë si Sergio Ramos dhe Gianlugi Donnarumma. Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka përfunduar tashmë konfirmimin dhe prezantimin si lojtar i ri i Paris Saint-Germain si transferim falas.

Messi, i cili ka qenë një lojtar i lirë që nga korriku, ishte i përgatitur të merrte një ulje të madhe të pagës prej 50 për qind në një përpjekje për të nënshkruar një marrëveshje të re me Barcelonën. Legjenda e Barcelonës fitoi më shumë se 425 milionë funte nga kontratën e tij të vjetër me klubin nga La Liga, e cila skadoi më 30 qershor.

Messi bëri lamtumirën e tij emocionale në një konferencë shtypi të dielën pasi Barcelona nuk ishte në gjendje të arrinte një marrëveshje të re për shkak të rregullave financiare të La Ligas.

Argjentinasi 34-vjeçar mori një ofertë zyrtare nga PSG dhe nuk hezitoi ta pranojë atë e cila do ta mbajë atë në Parc des Princes deri në vitin 2023 (me mundësi zgjatje deri në vitin 2024) dhe ai do të fitojë një pagë prej rreth 35 milionë euro.

Rroga e ish-kapitenit të Barcelonës prej 35 milionë eurosh (pas taksave) do ta vendos atë në krye të fituesve më të mëdhenj të PSG-së. Neymar, i cili nënshkroi një marrëveshje të re me PSG-në në maj, do të bëhej lojtari i dytë më i paguar me pagën e tij prej 35 milionë eurosh.

Mbappe, i cili i bashkohet Messit dhe Neymar në tre yjet më të paguar në PSG, merr një pagë prej 24 milionë eurosh në vit me skuadrën e Ligue 1. Sergio Ramos dhe Gianluigi Donnarumma, të cilët mbërritën si transferime falas nga Real Madrid dhe Milani, do të fitojnë nga 12 milionë euro në vit secili.

Georginio Wijnaldum refuzoi një transferim te Barcelona për të përfunduar një transferim falas në PSG dhe do të fitojë 10 milionë euro në kontratën e tij me PSG, gjë që e vendos atë së bashku me Mauro Icardi në listën e lojtarëve më të paguar në klubin me bazë në Paris. Paga tjera të mëdha në klub kanë edhe Marco Verratti dhe Marquinhos me nga 15 milionë, Angel Di Maria 14 milionë, Prisnel Kimpembe 10 milionë .

Related Articles