Richarlison ka dhënë një intervistë të gjatë për ESPN, në të cilën ka folur për tema të ndryshme: adhurimin për Messi-, zhgënjimin pas finales së Kupës së Amerikës dhe parashikimin për Botërorin e Brazilit.
“Messi është lojtari më i mirë në botë, është nga një tjetër planet. Do të më pëlqente të luaja përkrah tij. Kur kemi humbur finalen e Kupës së Amarikës kam qarë shumë, ka qenë një zhgënjim i madh, por kam menduar se Messi e meritonte një trofe me Argjentinën”, ka thënë ylli i Everton.
“Pasi kemi humbur finalen, unë jam mbyllur në dhomë dhe nuk doja të dilja; dy ditë më pas kam shkuar në Japoni për Lojërat Olimpike, nuk mund të vazhdoja të isha i trishtuar. Brazili është një nga favoritët për Kupën e Botës. Nuk jemi eliminuar kurrë në raundin e parë dhe kemi triumfuar pesë here”, ka thë Richalison.