Lionel Messi do të mungojë në ndeshjen e së mërkurës në Champions League, ku Paris Saint-Germain do të takohet me Leipzig.
Kjo mungesë është për shkak të një lëndimi që e pësoi në ndeshjen kampionale ndaj Lille të premten.
Para ndeshjes së PSG-së kundër Lille të premten në Ligue 1, Messi kishte ndier një shqetësim muskulor. Ai ishte titullar në atë ndeshje, por u detyrua të mos e vazhdojë lojën pas pjesës së parë, duke i lënë vend Mauro Icardit.
34-vjeçari, i cili iu bashkua PSG-së si lojtari i lirë në verë, ndjeu shqetësim muskulor gjatë gjithë pjesës së parë dhe vendosi të mos e vazhdonte ndeshjen në Parc des Princes këtë fundjavë, të cilën PSG e fitoi në fund me rikthim në vazhdim, me golin e Di Marias.
Lionel Messi is OUT for Wednesday’s #UCL match against RB Leipzig, according to @SaberDesfa pic.twitter.com/pmQ3jCBxzl— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) November 1, 2021