Lionel Messi e ka pohuar edhe një herë tjetër se Kampionati Botëror në Katar është i fundit në karrierën e tij.
Ylli argjentinas i futbollit në një intervistë ka thënë se në Katar është mundësia e fundit për ta realizuar ëndrrën e tij.
“Kemi luajtur disa ndeshje. Mezi prej që ta nisim punën. Është një moment shumë i veçantë, mundësia ime e fundit për ta realizuar ëndrrën time”, ka thënë Messi për Sport.
Kombëtarja e Argjentinës ndodhet në Grupin C me Arabinë Saudite, Poloninë dhe Meksikën.
Reprezentacioni i Argjentinës e luan të hënën ndeshjen e parë në Kupën e Botës kundër Arabisë Saudite me fillim nga ora 11:00, sipas orës locale në Kosovë.