Lionel Messi është duke e shijuar kohën e tij me Argjentinën këto ditë.
Megjithatë, në një intervistë për France Football, argjentinasi ka zbuluar edhe votat e tij për Topin e Artë, shkruan Sheshi.info
“Në ekipin tim sigurisht që votën do t’ia jap Ney dhe Kylian. Dhe pastaj është Lewandowski, ai ka pasur një vit të madh. Edhe Benzema ishte i shkëlqyer. Trofetë gjithashtu numërohen, CL, Euro, Copa Amerika kanë peshën e tyre në votim”, ka thënë Messi.
Çmimi i lojtarit më të mirë në botë do të jepet më 29 nëntor nga gazeta prestigjioze “France Football”.
Aktualisht, lojtarët janë duke zhvilluar ndeshje me kombëtaren e tyre për kualifikimet në Kupën e Botës “Katari 2022”.