Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka kërkuar që asnjë votë të mos tjetërsohet.
Në një postim në mediat sociale, kreu i shtetit shqiptar shkruan se numëruesit duhet të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivalëve.
“Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit. Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivalëve.Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare. Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund“, është ky reagimi i Metës.
Deklarata e tij vjen pas publikimit të rezultateve paraprake nga KQZ ku deri tani është Partia Socialiste ajo që kryeson në rang vendi.