Meta: Incidenti ndaj Berishës i orkestruar nga Rama

Meta: Incidenti ndaj Berishës i orkestruar nga Rama

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për incidentin e kreut demokrat Sali Berisha gjatë protestës, ku ky i fundit u godit me grusht në fytyrë nga një qytetar.

Meta u bëri thirrje protestuesve për veprime të organizuara për t’i treguar vendin Edi Ramës. Sipas tij ngjarja e sotme është e denjë vetëm për një kryeministër tradhtar e kriminel.

“Sot besoj se është shumë e qartë koha e fjalëve dhe fjalimeve duhet t’i lërë vendin kohës së veprimeve të organizuara për t’i treguar vendin pjellës më bastarde të kësaj toke që orkestroi sot në ditën e samitit europian një ngjarje të denjë për një kryeministër skizofren delinkuent dhe tradhtar, për zbatuesin e platformës së spastrimit etnik në formën më të re që e ndjen çdo familje të përzënies së të rinjve përmes instalimit të një regjimi mafioz. Prandaj të gjithë me poezinë e Havzi Nelës: Liri a vdekje, për t’i treguar vendin këtij regjimi mafioz”, u shpreh Meta./A2

Related Articles