Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar disa lajme se menaxheri nga departamenti meteorologjik në ASHNA, Sherif Gosalci, ka paralajmëruar reshje bore dhe temperatura ekstreme deri në -20°C gjatë natës së ndërrimit të motmoteve, raporton Gazeta “Enigma”.
Por, këtë lajm e ka demantuar Meteo Ksoova të cilët përmes një postimi në Facebook kanë njoftuar se sipas parashikimeve të tyre nuk parashikohen kushte të tilla ekstreme për vendin tonë.
“Pas pyetjeve të shumta që na janë adresuar në faqen tonë lidhur me disa lajme që po qarkullojnë, sqarojmë se pretendimet sipas të cilave menaxheri nga departamenti meteorologjik në ASHNA, Sherif Gosalci, ka paralajmëruar reshje bore dhe temperatura ekstreme deri në -20°C gjatë natës së ndërrimit të motmoteve, nuk qëndrojnë”, thuhet në njoftimin e tyre.
” Bazuar në parashikimet tona dhe në të dhënat nga burimet meteorologjike globale, nuk parashikohen kushte të tilla ekstreme për vendin tonë. Ju ftojmë të informoheni vetëm nga burime të besueshme, siç është Meteo Kosova”. /Gazeta Enigma/
