Mevlan Zeka flet rreth dashurisë dhe ambientimit që i ofron qyteti i Gjilanit

Mevlan Zeka flet rreth dashurisë dhe ambientimit që i ofron qyteti i Gjilanit

Mevlan Zeka është njeriu i momentit te Gjilani.

Sulmuesi nga Gjakova është treguar vendimtar me golat e tij në ndeshjet e fundit, teksa ka udhëhequr ‘kuqebardhët’ drejt garës për dalje në Evropë, shkruan Gazeta Enigma.

Përtej atmosferës dhe ambientit të mirë brenda dhomave të zhveshjes, Zeka duket se është ambientuar edhe me qytetin e Gjilanit dhe duket se po i pëlqen çdo gjë te qyteti i “Skifterëve”.

“Kam gjetur shumë mbështetje dhe përkrahje në qytetin e Gjilanit. Jam ambientuar shumë mirë dhe për këtë duhet t’i falenderohem të gjithëve”, deklaroi Zeka për Klan Kosova.

Autori i shtatë golave këtë edicion gjithashtu foli edhe për objektivin madhor të klubit këtë edicion.

“Jemi brenda objektivave, atmosfera është fantastike dhe besoj që në fund të ja arrijmë t’i realizojmë ato”, shtoi Zeka.

Ai ndër të tjerash potencoi se skuadrën e Gjilanit e karakterizon karakteri i fortë brenda grupit. /Gazeta Enigma/

Related Articles