Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se po punohet që ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani, të kthehet në shtëpi, pas lirimit nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.
Ramadani u arrestua në Shkup ditë më herët me urdhër-arrest të Serbisë.
Megjithatë, ai ende nuk do të mund të kthehet në Kosovë, pasi që vendimi i Gjykatës e obligon atë të qëndrojë brenda territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në një vendim të ri.
“Gjatë ditës së djeshme u lirua nga paraburgimi ish ushtari i UÇK-së. Ne po punojmë intensivisht që shumë shpejt ai të kthehet në shtëpi”, shkroi Mexhiti në një postim në Facebook. /Gazeta Enigma