Mezani i kënaqur me fitoren dhe angazhimin e lojtarëve

Mezani i kënaqur me fitoren dhe angazhimin e lojtarëve

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka vlerësuar lart angazhimin e lojtarëve të tij. Ai është ndarë i kënaqur me fitoren arritur ndaj Feronikelit ’74.

“Mendoj që skuadra është për t’u vlerësuar, lojtarët janë për t’u vlerësuar për karakterin që kanë shfaqur si ndaj Prishtinës ashtu edhe në ndeshjet e kaluara dhe sot. Ata kanë shpenzuar një energji të madhe ndaj Prishtinës dhe sot i gëzohemi bashkë kësaj fitore. Është fitore e mirë pas humbjes ndaj Prishtinës, të cilën e vlerësoj se ishte pa meritë”, ka thënë Mezani.

Related Articles