MFPT njofton komunat lidhur me faljen e tatimit në pronë për tatimpaguesit

MFPT njofton komunat lidhur me faljen e tatimit në pronë për tatimpaguesit

Pas publikimit të Aktgjykimit më datë 23.11.2023 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve i ka njoftuar Komunat e Republikës së Kosovës për përmbajtjen e Aktgjykimit si dhe për afatin e përcaktuar nga Gjykata për zbatimin e dispozitës ligjore për faljen e tatimit në pronë për vitin 2023 deri në vlerën prej 100 €.

Bëhet e ditur se si rrjedhojë, komunat e Republikës së Kosovës janë njoftuar se deri më datën 08.12.2023 mund të vendosin rreth faljes së tatimit në pronë e cila mund të lejohet deri në lartësinë e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, por jo më shumë se 100 euro.

“Tatimpaguesit e komunës e cila e merr këtë vendim, do të përfitojnë nga falja deri në lartësinë e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, por jo më shumë se 100 euro, ndërsa ata të cilët e kanë paguar tatimin në pronë për vitin 2023 shuma e falur i llogaritet si paradhënie për vitet pasuese”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Related Articles