Reagimi i Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR), ka shprehur shqetësim lidhur me Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
Në kumtesë thuhet se “ky ligj nuk plotëson standardet ndërkombëtare për shprehjen e lirë dhe kërcënon lirinë e medias, duke përfshirë dhënien e autoriteteve një kontroll më të madh mbi rregullimin e medias”.
MFFR-ja i bëri thirrje Gjykatës që të përdorë mandatin e saj për të shfuqizuar ligjin dhe për të mbrojtur të drejtat themelore.
Gjithashtu thirrje iu bë presidentes Vjosa Osmani që të dënojë publikisht ligjin dhe të ritheksojë përkushtimin e saj për promovimin dhe ruajtjen e lirisë së mediave në Kosovë.
Në komunikatë thuhet se shqetësimet kryesore në lidhje me ligjin lidhen me ndikimin e mundshëm në pluralizmin e medias, pavarësinë dhe peizazhin më të gjerë rregullator që qeveris organet mediatike në vend.
Letra e plotë:
Legjislacioni i propozuar përfshin disa dispozita të diskutueshme:
Ndikim më i madh politik në organin rregullator: i themeluar me ligj si “organ i pavarur për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit”, KPM-ja megjithatë tashmë është subjekt i ndikimit politik. Pasi që zgjidhen nga Parlamenti i Kosovës (ku LVV aktualisht mban 51% të vendeve), anëtarët e KPM-së shpesh i shërbejnë agjendës së tyre politike. Zgjerimi i bordit të KPM-së nga 7 në 11 anëtarë, rritja e mandatit të tyre deri në tetë vjet dhe mundësia e Kuvendit për shkarkimin e bordit në rast të humbjes së besimit, të gjitha të planifikuara në projektligj, do të rrisin potencialin për kapja politike, duke mundësuar ndikim edhe më të madh të qeverisë mbi rregullimin e medias. Në të njëjtën kohë, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (i cili përbëhet nga përfaqësues të mediave) do të dobësohet pasi një pjesë e mediave online do të rregullohet nga KPM-ja.
Regjistrimi i mediave online: ligji i ri kërkon që KPM-ja të regjistrojë mediat bazuar në një përkufizim të ri të mediave online që nuk ekziston në ligjin e BE-së, sipas opinionit ligjor të Këshillit të Evropës. Kjo krijon pasiguri ligjore për mediat online.
Gjobat për shkeljen e rregullave sipas projektligjit të ri: propozimi legjislativ përcakton gjoba që variojnë nga 200 deri në 40,000 euro për mediat që shkelin dispozitat e tij, por nuk ka specifikë se cila kundërvajtje korrespondon me cilën shumë të saktë. Kjo ngre shqetësime rreth dënimeve arbitrare dhe të tepruara që mund të heshtin zërat kundërshtues.
Heqja e klauzolës së barazisë gjinore: projektligji heq kërkesën e mëparshme ekzistuese për të paktën dy gra në bordin e KPM-së, duke shkelur Ligjin për Barazi Gjinore të vitit 2015 dhe duke ngritur shqetësime të mëtejshme për përfaqësimin në media.