Një baba, që akuzohet që e qëlloi për vdekje djalin e tij 22-vjeç, është filmuar nga kamera e sigurisë e vendosur në zilen e derës së shtëpisë, duke pranuar se ka kryer vrasjen.
David De Jesus Contreras, 52-vjeç, qëlloi të birin e tij Eric Contreras në kokë në Pinecrest të Miami gjatë nëntor të vitit të kaluar.
Pas kësaj vepre makabre, Contreras ka folur me gruan e tij në oborrin e shtëpisë ku është filmuar nga kamera dhe më pas është arrestuar nga policia.
“A është ende gjallë? A po merr frymë”, e pyet gruan i kapluar nga paniku.
“Jo, nuk po merr frymë. Ai është i vdekur. Përleshje rrugës për në shtëpi ishte e parezistueshme”, thotë Contreras me lot në sy.
Megjithatë, disa minuta më vonë në derë të shtëpisë u shfaqën policët që e arrestuan.
“Kam qëlluar të birin”, dëgjohet Contreras duke u thënë policëve derisa i mbante duart e ngritura lart.