Nga babai te i biri. A do të ketë ende një Schumacher pas timonit të një Ferrari në të ardhmen? Ndërkohë, djali i Michael, Mick do të jetë një nga pilotët rezervë të ekipit të Maranellos në sezonin 2022 të Formula 1, si dhe do të konkurrojë me Haas.
Kjo u njoftua nga drejtori i ekipit të Ferrarit, Mattia Binotto: “Ne nuk duhet të harrojmë se ai tashmë është një pilot Ferrari: ai është pjesë e akademisë sonë të pilotëve dhe, siç e përsërisim, kjo akademi ekziston për të identifikuar pilotët e ardhshëm të Ferrarit – ka shpjeguar ai në një konferencë shtypi online – Nëse je pjesë e saj dhe jeni të suksesshëm, me siguri do të kesh mundësi”.
Binotto dhe Ferrari kanë vënë bast në rritjen e gjermanit me ADN kampioni, i cili këtë vit e mbylli Kampionatin Botëror i 19-ti dhe pa pikë, por në timonin e një Haas jo fort të shkëlqyer dhe të besueshëm: “Ai bëri mirë dhe përparoi, jo vetëm në konsistencë por edhe në shpejtësi”, shpjegoi Binotto.
Mick, i cili do të mbushë 23 vjeç më 22 mars, do të marrë rolin e pilotit rezervë dhe për këtë arsye, nëse një nga dy drejtuesit kryesorë të ekipit të kokëkuqes lëndohet, ai do të jetë në gjendje ta zëvendësojë atë – duke u alternuar bashkë me Antonio Giovinazzin – për 11 nga 23 Grand Prix të përfshira në kalendarin e sezonit të ardhshëm të kampionatit botëror.