Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovar i Demokracisë në shkrimin e tij në rrjetin social “Facebook” beson se zyrtarëve publik nuk do t’iu lejohet që të mbajnë pozita të shumëfishta shtetërore nga e cila përfitojnë shumë të mëdha parash.
Ai ka thënë se për këtë çështje ka biseduar edhe me zyrtarë të Qeverisë së Kosovës të cilët janë zotuar se do të implementojnë politika në dobi të qytetarëve. Ai nuk ka saktësuar se me cilin zyrtar ka biseduar për këtë çështje.
“Pata një diskutim shume miqësor me një zyrtar te larte te partisë ne pushtet. Premtoj se krejt autoritetin e tij do ta drejtoj drejte forcimit te integritetit te institucioneve publike. Me seriozitetin me te larte tha se ka kaluar koha kur një zyrtar i larte publik ka me i mbajte pese e gjashte pozita. Ka kaluar koha kur një zyrtar i larte publik i merr 50 mije