Drejtori i Instituti i Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas shpërndarjes së Kuvendit nga presidentja Vjosa Osmani.
Sipas tij “Faji i vetëm i opozitës për këtë krizë të panevojshme politike është se kishte shumë pak numra në Kuvend”.
“Çka me ba me 43 deputetë?”, tha Miftaraj.
Tutje ai tha se Albin Kurti dhe LVV, me 66 deputetë, me 51% të votës popullore dhe me krejt mekanizmat e shtetit në kontroll, “e dërguan vendin në zgjedhje të panevojshme”.
Ai tha se çshtë e padrejtë dhe shumë veprim i ulët politik me i vendos egot dhe urrejtjen patologjike për hakmarrje para interesave të qytetarëve.
“S’e kuptoj logjikën pse duhet me dalë me kërku votë popullore që pastaj atë votë me e dhunu dhe përdhos në mënyrë kaq perfide për interesa dhe ego personale e partiake”.
