Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovar për Drejtësi përmes një reagimi ka kundështuar deklarimin e deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, e cila ka paralajmëruar se do të ushtrojë padi për raportimet se edhe burri i saj ka marrë rreth 50 mijë euro nga shteti, konkretisht nga Ministria e Kulturës, raporton Gazeta Enigma.
Miftaraj ka thënë se secili që i merr 252 mijë euro nga shteti, ka mundësi që të paguaj avokat për të ushtruar padi koti.
“Secili që merr nga buxheti i varfër i shtetit 252 mijë Euro, ka mundësi buxhetore me pagu avokat me shkru padi koti te shtunen, te dielen por edhe çdo ditë të javes.Ne vend qe me dal me sqaru publikun per krejte keto privilegje qe po i perfitojne nga koleget e partise ne pushtet, sulmon gazetaret pse po e raportojne nje lajm qe eshte interes publik”, ka shkruar Miftaraj. /Gazeta Enigma.