Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj beson që edhe mbas takimit me ambasadorët e QUNIT-it, Kurti do të mbajë qëndrimin për targat dhe se nuk do të bëjë kompromis, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas tij të gjitha subjektet politike dhe institucionet tjera duhet t’i qëndrojnë dhe ofrojnë mbështetje kryeministrit Kurti.
“Dialogu ka kuptim kur dy palët trajtohen të barabarta” ka shkruar Miftaraj në rrjetin e tij social Facebook.
Postimi i plotë:
Shtetet e Kuintit i shkojne ne zyre Kurtit.
Kurti besoj se do te mbaj qendrimin per targat dhe nuk do te bej kompromis.
Pozite, opozite dhe shoqeri civile duhet ti qendrojne dhe ofrojne mbeshtetje Kryeministrit. Dialogu ka kuptim kur dy palet trajtohen te barabarta.