Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi të mërkurën se organet e drejtësisë do të hetojnë audio – incizimet e publikuara në të cilat është e implikuar shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila.
Pas kësaj deklarate ka reaguar drejtori ekzekutiv, Ehat Miftaraj. Ai ka thënë se këto audio – incizime nuk hyjnë në kuadër të përgjegjësisë penale as civile.
Sipas tij interesi i publikut është i madh.
Postimi i plotë:
Incizimet e Nacionale as nuk hyn ne kuader te pergjegjesise penale e as civile.
Filma me kallexime penale ose padi civile munden edhe mu inicu ama nese zbatohet ligji drejte, dihet epilogu.
Interesi i publikut eshte me i madh se interesi i dy zyrtareve te larte publik dhe i nje te kerkuari nga organet e drejtesise dhe qe eshte ne listen e zeze te Amerikes.
P.S. Media keto jane incizime, nuk jane pergjime. Pergjimet i autorizon gjykata.