Miftaraj ia rikujton VV-së zotimin rreth padisë për gjenocid ndaj Serbisë

Miftaraj ia rikujton VV-së zotimin rreth padisë për gjenocid ndaj Serbisë

Drejtori i Institut të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ia ka rikujtuar VV-së zotimin për të paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë.

Ai ka bërë me dije se VV-ja nuk ka ndërmarr asnjë veprim konkret për këtë zotim që e ka dhënë në vitin 2020.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se VV-ja në vitin 2025 as nuk flet për këtë çështje. 

“Viti 2020: LVV gjatë mandatit të parë qeverises do të ushtrojmë padi për Gjenocid kundër Serbise. Viti 2025: LVV i ka disa kritika lidhur me protesten e organizuar në Tiranë për mbrojtjen e vlerave të UÇK. Viti 2025, muaji tetor, Kosova nën udhëheqjën e LVV nuk ka ushtruar ende padi për Gjenocid ndaj Serbisë, madje më as që po flet më për këtë temë. P.S. Avniu këshilltari i Agim Bahtirit e ka per obligim si patriot i madh i pasurimit me Euro të buxhetit të Kosovës me dal me një qendrim për kete teme sipas udhezimeve te nene partise dhe Dejonkes”, ka shkruar Miftaraj.

Related Articles