Miftaraj: Kurti e Osmani po e qojnë Kosovën drejt humnerës

Miftaraj: Kurti e Osmani po e qojnë Kosovën drejt humnerës

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, të premten reagoi pasi SHBA-ja e pezulloi dialogun strategjik me Kosovën, raporton Gazeta Enigma.

Ai akuzoi dy liderët shtetërorë Kurtin e Osmanin në emër të patriotizmit patetik dhe për interesa personale e financiare, “po e çojnë Kosovën drejt masave ndëshkuese nga aleati kryesor ndërkombëtar”.

LEXO EDHE: Abdixhiku pasi SHBA pezulloi dialogun strategjik: Të bashkohemi, t’i japim fund kësaj çmendurie

“Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, në emër të politikave dhe deklaratave kundër Gjykatës Kushtetuese, mediave dhe secilit që ka mendim kritik në këtë vend, sot arritën të venë Kosovën edhe nën masa ndëshkuese nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. A kanë kufi këta politikanë që po e dërgojnë Kosovën drejt e në humnerë? Për çka? Për pushtet! Për kontroll. Për interesa personale dhe financiare për grupin e tyre të interesit”, ka shkruar Miftaraj në Facebook. / Gazeta Enigma.

Related Articles