Këtë të diele dhjetëra mijëra gjerman kanë dalur në Berlin për mbështetje të Ukrainës.
Tutje Gjermania ka njoftuar sot se do të furnizohen me armatime forcat ushtarake ukrainase për vetëmbrojtje.
Qeveria gjermane vendosi të shtunën furnizimin e Ukrainës me armë të rënda. Gjermania do të dërgojë 1000 armë anti-tank dhe 500 raketa të tipit “Stinger”. Furnizimet e Bundeswehrit do të dërgohen sa më shpejt të jetë e mundur në Ukrainë. Po ashtu dy vendeve të NATO-s, Holandës dhe Estonisë iu lejua nga Gjermania të furnizojnë Ukrainën me armë nga prodhime gjermane ose me pjesë të mbetura armatimi të RDGJ-së.
Deri më tani qeveria gjermane e kishte refuzuar dërgimin e armëve vdekjeprurëse në Ukrainë me arsyetimin, se bëhet fjalë për një rajon krize. “Agresioni rus kundër Ukrainës shenjon një pikë kthese. Ai kërcënon të gjithë rendin tonë të pasluftës”, deklaroi kancelari gjerman, Olaf Scholz. “Në këtë situatë është detyrimi ynë, të mbështesim Ukrainën sa të mundemi për mbrojtje kundër ushtrisë së invazionit të Vladimir Putinit. Gjermania qëndron ngushtë në krah të Ukrainës”./Gazeta Enigma/