Mijëra njerëz janë evakuuar të sigurt në pjesët bregdetare të Atlantikut të Francës, pasi zjarret pyjore u përhapën pasi dogjën më shumë se njëmijë e 200 hektarë sipërfaqe.
Pesë kampingje pranë Teste-de-Buch, në jug të Bordeaux, u evakuuan si masë paraprake të mërkurën në mëngjes. Rreth gjashtëmijë njerëz u zhvendosën në vende të tjera, sipas autoriteteve të prefekturës Gironde.
Pranë qytetit të vogël jugperëndimor, Landiras, ku zjarret po shpërthejnë gjithashtu, pesë fshatra u evakuuan.
Zjarret kanë shpërthyer në një sfond të thatësirës së vazhdueshme dhe temperaturave të larta.
Të mërkurën, temperaturat deri në 37 gradë Celsius priten në zonë dhe është shpallur paralajmërimi për një valë të lartë të të nxehtit.
Sipas prefekturës, më shumë se 600 zjarrfikës po luftonin me flakët. Pritej që të ndihmonin edhe forcat e emergjencës nga pjesë të tjera të vendit.