Milan bën një hap të prapa, titulli mund t’i mbetet vetëm ëndërr

Milan bën një hap të prapa, titulli mund t’i mbetet vetëm ëndërr

Kuqezinjtë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 2-2 në transfertë ndaj Lecce.

Ndeshja nisi keq për të besurit e Piolit pasi Hernandez realizoi autgol në minutën e 3′.

Por nuk mbaroi me kaq, pasi vendasit realizuan me Baschirotto 23′ duke e mbyllur pjesë e parë me disavantazhin 2-0.

Në pjesën e dytë Milan ndryshoi fytyrën duke realizuar 2 gola me Leao 58′, Calabria 71′, duke marrë kështu vetëm 1 pikë.

Pas 18 javësh, Milani renditet i 2 me 38 pikë, 9 pikë larg kreut që mbahet nga Napoli.

Related Articles