Përpara 70 mijë tifozëve në “San Siro”, Milani siguroi kualifikimin në raundin tjetër të Kupës së Italisë duke mposhtur Barin 2-0.
Ndeshja u zhvillua nën drejtimin e ndihmës-trajnerit të Milanit, pasi Massimiliano Allegri ishte i pezulluar.
Kuqezinjtë gjetën avantazhin në pjesën e parë me Rafael Leaon, ndërsa rezultatin përfundimtar 2-0 e vulosi Christian Pulisic në fraksionin e dytë.
Megjithatë, fitorja u shoqërua edhe me shqetësime: Leao, menjëherë pas golit, kërkoi të zëvendësohej për shkak të një problemi muskulor në pulpën e djathtë.
Atmosfera në stadium u ndez edhe nga prezantimi i prurjeve të reja: Luka Modric dhe Ardon Jashari, i cili u aktivizuan në pjesën e dytë, ndërsa Pervis Estupinan debutoi si titullar.
Në raundin tjetër, Milani do të përballet me Leccen, duke synuar të vazhdojë rrugëtimin drejt trofeut.