Milan mposht Lazio-n, Ibrahimovic kthehet me gol! Muriqi luan pak minuta

Milan mposht Lazio-n, Ibrahimovic kthehet me gol! Muriqi luan pak minuta

AC Milan ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Lazios, në kuadër të xhiros së tretë në Seria A. “Rossonerët” triumfuan me rezultat 2 – 0.

Ishte Rafael Leao që pas një asistimi nga Ante Rebic kaloi Milanin në epërsi (45′).

Franck Kessie kishte rastin e artë të dyfishonte rezultatin, por dështoi nga pika e bardhë (45+6), rezultat ky me të cilin u mbyll ndeshja.

Pas disa muajve jashtë fushës, Zlatan Ibrahimovic u rikthye duke u inkuadruar në minutën e 60-të.

Menjëherë suedezi ndikoi në ndeshje duke shënuar pas shtatë minutave pas asistimit të Rebic (67′).

Ylli kosovar Vedat Muriqi në këtë takim u inkuadrua në minutën e 84-të duke zëvendësuar Ciro Immobile.

Ndërkohë, me këtë fitore, Milan merr kreun me nëntë pikë, derisa Lazio renditët e gjashta me gjashtë sosh.

Related Articles