Milani ka shënuar fitore ndaj Spezias, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 13-të në Serie A.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Theo Hernandez, në minutën e 21’, derisa me këtë rezultat u mbyll pjesa e dytë.
Në pjesën e dytë, Spezia e ka barazuar rezultatin me Daniel Maldinin, në minutën e 59’.
Në minutën e 65’ Sandro Tonali e kaloi për herë të dytë në epërsi Milanin, por goli i tij u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Milani nuk u dorëzua deri sa e gjeti golin e epërsisë me Olivier Giroud, në minutën e 89’, i cili më pas u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve.