Milani e mund Atleticon në fund të ndeshjes, dramë në Grupin B

Milani e mund Atleticon në fund të ndeshjes, dramë në Grupin B

Milani ka një fije shprese për të kaluar tutje në Ligën e Kampionëve.



Skaudra e Piolit e ka befasuar Atletico Madridin duke e mposhtur 1-0 midis Madridit, për t’i mbajtur gjallë shpresat për një biletë në mesin e 16 më të mirave n’Champions.

Messias shënoi golin e tri pikëve për italianët në minutën e 87’.

Dhe meqenëse Liverpooli e mundi 2-0 Porton, atëherë do të bëhet luftë në sfidën e fundit për pozitën e dytë, pasi Porto ka 5 pikë dhe Milani me Atleticon nga 4 pikë një xhiro para fundit.

Gjasat më të mira për të shkuar tutje i ka Atletico pasi në sfidën e fundit do të përballet me Porton, derisa Milani me Liverpoolin.

Related Articles