‘Milani është kthyer’ – koreografia mahnitëse në San Siro

‘Milani është kthyer’ – koreografia mahnitëse në San Siro

Sezoni 2021/2022 shënon rikthimin e Milanit në Ligën e Kampionëve pas mungesës disavjeçare.

Rossonerët përfunduan në vend të dytë në Serie A në edicionin e kaluar duke siguruar një vend në garën më të madhe evropiane për klube.

Në ndeshjen e parë të fazës grupore, klubi italian ishte mysafir i Liverpoolit në Grupin B (dhe humbi me rezultat 3-2).

(Foto: Twitter/AC Milan)

Dhe në takimin e parë rikthyes para tifozëve në San Siro, Milani kishte për kundërshtar Atletico Madridin.

Mbështetësit e kuqezinjve u kujdesën për një koreografi që bartte një mesazh të rëndësishëm atë për rikthimin në Ligën e Kampionëve.

“AC Milan është kthyer” – shkruante në koreografinë e krijuar nga tifozët e Milanit.

(Foto: Twitter/AC Milan)

Related Articles