Milani e ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Serie A dhe është bërë lider në kampionat, të paktën përkohësisht.
“Rossonerët” fituan bindshëm 0-3 në udhëtim te Venezia në stadiumin “Stadio Pierluigi Penzo”.
Tek pas dy minutave lojë rezultati u zhbllokua kur Zlatan Ibrahimoviq kaloi Milanin në avantazh.
Për golin e dytë të “kuqezinjve” u desh të pritej minuta e 48-të kur Hernandez me ndihmën e Leaos dyfishuan avantazhin.
I njëjti golashënues shënoi edhe golin e tretë 11 minuta më vonë nga penalltia.
Vlen të theksohet se Venezia ishte me një lojtar më pak në fushën e lojës nga minuta e 58-të kur Svoboda u ndëshkua me karton të kuq direkt.
Milani ngritet në pozitën e parë me 48 pikë, dy më shumë se Interi që ka dy ndeshje më pak.
Ndërkaq, Venezi ka 17 pikë në vendin e 16-të./Gazeta Enigma/