Dy ndeshje të para në Ligën e Kampionëve përfundojnë me fitore për Milanin dhe Monacon
Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të ditës në Ligën e Kampionëve. Skuadra e Milan ka siguruar tri pikët e para të këtij edicioni, duke triumfuar me rezultatin 3-1 ndaj Club Brugge në një ndeshje emocionuese në ‘San Siro’, shkruan Gazeta Enigma.
Ndërkohë, Monaco ka shpartalluar skuadrën e Crvena Zvezdës me një fitore të thellë, duke e mposhtur me shifrat 5-1.
Pas pak, priten ndeshjet e tjera të ditës.