Milani ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të javës së 25-të në Serie A.
“Kuqezinjtë” triumfuan minimalisht 1:0 kundër Sampdorias në stadiumin “San Siro”.
Heroi i Milanit në këtë sfidë ishte sulmuesi, Leao që realizoi golin e vetëm në minutën e tetë, e që doli të ishte i pikëve të plota për skuadrën “kuqezi”.
Me këtë fitore, Milani merr kreun e tabelës me 55 pikë, një më shumë se Interi që ka një takim më pak.
Sampdoria në anën tjetër ndodhet në pozitën e 16-të me 23 pikë.