Milani nëse e fiton Scudetton planifikion shpërblim të çmendur për lojtarët

Milani nëse e fiton Scudetton planifikion shpërblim të çmendur për lojtarët

Kryesuesit momental të tabelës në Serie A, po planifikojnë që së shpejti të organizojnë një takim në mes të lojtarëve dhe drejtorit Ivan Gazidis për të diskutuar rreth premisë në rast se do të fitojnë Scudetton.

Lojtarët e Milanit e shohin Scudetton si një objektiv të besueshëm këtë sezon dhe, sipas La Gazzetta dello Sport, ata së shpejti do të takohen me Gazidis për të diskutuar se sa para do të merrnin nëse fitonin Scudetton.

Davide Calabria u pyet nga Sky Sport Italia disa javë më parë nëse ai do të ishte pjesë e grupit që do të takohej me Gazidis: “Ne do të jemi të njëjtë si gjithmonë”.

“Ibra, [Alessio] Romagnoli dhe unë. Kush e di, ndoshta ne mund ta mbajmë atë takim së shpejti”.

Sipas raportimit, takimi mund të zhvillohet pas ndeshjes si mysafir ndaj Napolit, të planifikuar për më 6 mars në Stadio Maradona. /GazetaEnigma/

Related Articles